E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushe-Kruje thertoret jashte kontrollit

Rruga nacionale Tiranë-Shkodër, afër Fushë-Krujës e deri Lac, është e mbushur nga të dy krahët e saj me shitore të vogla ambulante, që tregtojnë mish derri.

Ndonjera, në të njëjtin vend, ofron, si për ironi, edhe punime varri. Rruga është një nga akset me numrin më të lartë të aksidenteve në Republikë. Por shitoret janë pa leje. Si të tilla, ato duhet të mbyllen. Në Bashkinë e Fushë-Krujës pranojnë në një farë mënyrë pafuqinë për t'i dhënë një zgjidhje të menjëhershme këtij problem.këtij problemi.

"Me gjithë instititimin tonë këto pika as nuk mbyllen e as kontrollohen. Ne kemi shpresë që ky problem do të zgjidhet, por ne nuk kemi forcë për t’i mbyllur pikat e shitjeve”, thotë veterineri në bashki, Sali Isaku.
 
Derisa drejtuesit e rinj të bashkisë së Fushë-Krujës, të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale t'i japin zgjidhje këtij problemi, veterinerëve nuk u mbetet vecse të këshillojnë banorët e zonës të mos blejnë në këto shitore. Por ndonjëherë, zakonet e kanë jetën e gjatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›