Bashkia e Himarës refuzon OMONIA-n për bustin e Aristotel Gumës
Në prag të një vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës në një aksident në Himarë, që u interpretua si një aksident nacionalist, OMONIA ka kërkuar ngritjen e një busti të tij në Himarë.
Por, kërkesa e kësaj organizate është hedhur poshtë nga ana e Këshillit Bashkiak të Himarës, për shkak se është argumentuar se nuk ka arsye që të ngrihet një bust i tillë.
Duke përdorur vdekjen e këtij të riu, kjo shoqatë që përfaqëson interesat e minoritetit grek në Shqipëri dhe që njihet për krijimin e incidenteve nacionaliste, ka kërkuar që Aristotel Guma të lartësohet në qendër të qytetit të Himarës si hero minoritar.
Busti është porositur në Greqi dhe organizata e kryesuar nga Vasil Bollano, është shprehur se do ta ngrejë bustin në Himarë, pavarësisht vendimit të bashkisë.