Fushë Krujë, vritet me thikë 19-vjeçari, në kërkim autori
Një 19-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë pasi është qëlluar me thikë pas përfundimit të ndeshjes Borusia Dortmund-Real Madrid.
Ngjarja e rëndë është shënuar në një lokal në fshatin Borizanë ku 19-vjeçari Florind Kadiu është qëlluar disa herë me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së 19-vjeçarit i cili është 28-vjeçari Durim Xaka i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 19-vjeçarit por dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes autorit dhe viktimës.