E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu Statusi i vendit kandidat u bllokua nga mosvotimi i tre ligjeve

E kthyer nga Luksemburgu, ku u mbajt takimi i 5- të i Këshillit të Stabilizm Associmit, BE- Shqipëri, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se aty u tha dhe një herë qartë se statusi i vendit kandidat u bllokua nga mosvotimi i tre ligjeve

“Pra pavarësisht nga ato çfarë thotë e ç’thotë opozita, u theksua dje përsëri nga komisioneri për zgjerim dhe minsitrja irlandeze, se ishte mëkat që konsensusi politik u ndërpre atëherë kur duhet të votoheshin 3 ligjet”.

Zonja Bregu tha se nuk beson të ketë qytetar shqiptar që nuk e ka kuptuar këtë. Të qartë e ka sipas saj edhe ajo që e quajti pseudoalenacë politike.
“Ndoshta ky moral politik të çon drejt aleancave manovër, por fitues nuk të nxjerr kurrsesi.
Interesin e kujt ka mbrojtur Edi Rama duke bllokuar Shqipërinë 3 herë? Të Shqipërisë e shqiptarëve jo!
Sot opozita këkon të bindë se është për Shqipërine evropiane. Po pse nuk i voton 3 ligjet atëherë?
Sepse e vetmja gjë që bën Rama, është të vendosë prioritetin partiak mbi atë të Shqipërisë evropiane.
Sikurse bën edhe sot. Ky kryetar partie po nuk bllokoi nuk e shtyn dot jetën e tij politike. Të njëjtën gjë që po bën edhe me KQZ-në. Përsëri pala evropiane bëri thirrje. Komisionieri Fyle theksoi se të gjitha palët politike kanë përgjegjësi për të siguruar besimin e njerëzve në procesin zgjedhor e se të gjitha palët politike duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Të gjitha palët! Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet për të mos e lënë më vendin peng të bllokimit, siç bëri Edi Rama, pas zgjedhjeve të 2009-ës”.
Bregu tha se qytetarët shqiptarë do t’i japin fund bllokimit më 23 qershor .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›