E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango: Skenari i parapërgatitur nga Çakuli e Edi Rama

Çëshjtja e skandalit seksual të ish-Ministrit të Kulturës dje ka marrë një zhvillim tjetër pas shfaqjes në media të ish-Ministrit Ylli Pango. Pango është shprehur në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi se skandali ka qenë një skenar i mirë përgatitur nga drejtuesi i emisionit Filip Çakuli dhe kryetari i opozitës Edi Rama.Ai deklaroi se ka takuar dy vajza, e para të cilën e priti në ministri me ndërhyrjen e mikut tij prej 30 vitesh Filip Çakuli.Ylli Pango deklaroi se kasetave u janë shkurtuar bisedat dhe pamjet filmike dhe u jane marrë vetëm pjesët që u interesonin. Provokacionit të parë ai deklaroi se i ka rezistuar më së miri ndërsa drejtuesit e "Fiks Fare" janë detyruar që të rekrutojnë vajzen e dytë të cilën Pango e njhte prej kohësh biles kishin dhe dalje të përbashkëta televizive. Pango deklaroi se vajzës së shtëpisë ai nuk i ka kërkuar një shfaqe me rroba banje dhe pranon se kërkesa ishte disi e tepruar por kjo vinte pasi ai e njihte prej kohësh dhe kishin një farë konfidence. Gjatë intervistës ai u shpreh i gatshëm të dorëzojë imunitetin por kurrsesi mandatin e deputetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›