E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Futboll – Laçi dhe Egnatia ndahen në barazim 1-1

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Sfida mes mes Laçit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit shqiptar të futbollit, u mbyll në barazim 1-1.

Edhe pse kërkoi më shumë fitoren, Laçi duhet të kënaqet me një pikë në ndeshjen me Egnatian, e cila u tregua mjaft cinike duke e ndëshkuar në momentin kur vendasit po i shkonin shumë pranë golit të dytë.

Laçi shënoi me Mjakin në minutën e 34-të të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e kurbinasve.

Në pjesën e dytë rrogozhinasit barazuan rezultatin me Jahaja në minutën e 55-të.

Pas këtij barazimi Egnatia mban vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 6-të.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›