E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll / Te drejtes televizive i bie 10 perqindeshi

Ka perfunduar vizita ne Tirane e perfaqesuesit te UEFA-s, Marcel Benz dhe perfaqesueses se FIFA-s, Eva Pasquer. Takimi i tyre i fundit ka qene ne Ministrine e Financave, ku ceshtja me e nxehte e diskutimeve ishte taksa e 10% mbi te drejten televizive. Heqja e kesaj takse ka qene edhe nje nga kerkesat kryesore te dy organizmave me te medha te futbollit boteror dhe evropian nga shteti shqiptar.

"Patem nje takim shume te suksesshem ne Ministrine e Financave me drejtorin e makroekonomise te caktuar nga ministri. Ne kete takim, sic u informuam edhe nga vete drejtori, eshte hequr perfundimisht 10% i taksimit te se drejtes televizive", tha Duka.

Gjithashtu ministria ka siguruar federaten dhe orgazmat nderkombetare te futbollit se do te krijoje nje fund nga te ardhurat e kompanive te basteve, fund i cili do te perdoret nga klubet dhe federatat e ndryshme.

"Do te kete nje ndryshim ne ligjin per sponsorizimin ne futboll. Gjithashtu, do te krijohet nje fond nga te ardhurat e kompanive te basteve per sportin ne pergjithesi. Ky fond aplikohet nga klubet dhe federatat"

Duket se pas muajsh debatesh dhe polemikash drejtuesit e ministrise dhe FSHF-se kane gjetur gjuhen e perbashket per nje sere ceshtjesh, qe mbajten pezull futbollin shqiptar ne arenen nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›