E Diel, 1 Nëntor 2026

Nexhat Bizhdili: Besa do ta kaloje turin e dyte

Oreksi vjen duke ngrene dhe kete e thote me force presindeti i Beses, Nexhat Bizhdili, i cili ka mbetur vertet i kenaqur nga loja e te tijve ne Zvicer, ndonese ata u mposhten minimalisht 2-1 nga Gras-hopersi vendes. "Eshte nje rezultat shume i mire per ne pasi kemi shenuar nje gol ne fushen kundershtare. Besa i ka te gjitha mundesite te kaloje kete tur te dyte dhe te vazhdoje rrugen me tej ne Kupen Intertoto", thekson presidenti i Kavajes, Nexhat Bizhdili, i cili po korr frytet e investimit te tij pikerisht ne Kupen Intertoto. Besa u mposht 2-1 ne Zyrih, por per njeshin e verdhezinjve, nuk ka asnje arsye qe situata te dramatizohet. Humbja eshte humbje, por kur ke dhe nje ndeshje ne dispozicion ku ndikon shume dhe golavarazhi, fakti qe kavajasit kane shenuar nje gol ne fushen kundershtare, eshte nje plus vertet i madh per ta. "Kemi shenuar nje gol ne Zyrih dhe do te kerkojme ta shfrytezojme ne maksimum ate. Na mjafton nje fitore 1-0 dhe ia dalim", kembengul Bizhdili. Madje, kreu i Beses ka gati edhe receten: "Do te hyjme ne fushe per te shenuar te paret. Po e beme, do ta kemi me te thjeshte te administrojme lojen". Me pas, presidenti Bizhdili kerkon te komentoje dhe ndeshjen e pare, qe u luajt te shtunen. "Ishte nje ndeshje e balancuar. Kishim mjaft raste per shenim dhe nese do te ishim treguar te sakte perpara portes, tani do te kishim nje rezultat tjeter, akoma me te favorshem. Por personalisht do te mjaftohesha dhe me rastin e fundit te humbur nga Fortunat. Barazimi 2-2 do te ishte nje rezultat akoma me i mire, por gjithsesi edhe me 2-1 nuk qahem," tregon presidenti kavajas. Ndeshja e radhes eshte pas 6 ditesh dhe atmosfera ne skuader eshte mjaft e mire. Kete e konfirmon vete Nexhat Bizhdili, i cili kerkon qe kjo fryme te jete keshtu deri ne fund te ketij kompeticioni. "Ekipi eshte ne gjendje te mire dhe sinqerisht besoj se do te mund ia dalim. Gras-hopersi ishte nje kundershtar i forte, por Besa ime eshte akoma me e forte. Ne turin e pare arriten te kalonim me veshtiresi Etnikos te Aknasit dhe ne nje fare menyre kemi mesuar dicka. Uroj ta veme ne zbatim diten e shtune ne ndeshjen e kthimit kunder zviceraneve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›