Futboll, diskutime për bashkëpunim me Hungarinë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti në takim Ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik.
Gjatë këtij takimi në ambientet e Shtëpisë së Futbollit u diskutua mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sportit, me fokus të veçantë në futbollin.
Presidenti Duka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë futbollit shqiptar, duke vënë në pah rëndësinë e shkëmbimeve të përbashkëta për zhvillimin e sportit.
Nga ana tjetër, Ambasadorja Kasnyik theksoi vlerësimin për përpjekjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për të promovuar futbollin në Shqipëri dhe përkushtimin për të rritur cilësinë e sportit në të gjitha nivelet.
/a.f/