Futboll e boks në të njëjtin vend

Nisi si lojë futbolli e përfundoi në meç boksi.
Yjet e ekipeve Al Garafe dhe Al Arabia të Katarit, braziliani Nene dhe Husein Karzhe u grushtuan në mes veti.
Ish-sulmuesi i Paris Saint Germain startoi ashpër ndaj lojtarit kundërshtar.
Pasi referi i tregoi kartonin e kuq në këtë përleshje u inkuadrua edhe Karzhe.
Rrahja kërcënoi të bëhej masovike disi u ndalua, ndërkaq mediet në Katar thonë se Nene e Karzhe mund të dënohen me nga tetë ndeshje moslojë.
"Dëshiroi tu kërkoi falje të gjithëve, edhe bashkëlojtarëve të mi edhe atyre kundërshtar. Më provokuan, por nuk është dashur të reagoi në këtë mënyrë”, ka thënë Nene./Indeksonline/
/>