E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandev denoncon: Kam votuar Mourinjon

Goran Pandev,sulmuesi i Napolit ushqen polemikat e nxjerra nga ish trajneri i tij në Topi i Artë Fifa, në zgjedhjen e trajnerit më të mirë të vitit. 

Pandev ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar si kapiten i Maqedonisë.
Sipas listës së publikuar nga FIFA,sulmuesi ka votuar Del Bosque-n në krye të preferenzave,pastaj Mancinin dhe në fund Jurgen Klopp (Borussia Dortmund) në vënd të tretë.

Kështu Pandev pas gati 3 muajsh ka mohuar të ketë votuar në ktë mënyrë. Ai eshte shprehur qe skeda i ka ardhur kur votimet ishin mbyllur.
“Këtu ndodhin shumë gjëra të cuditshme, por as unë as Mou smund të bëjmë asgjë “-ka shtuar
Një tjetër denoncim ka ardhur nga Duarte, portugezi i cili thotë që skeda erdhi kur votat ishin të mbyllura.

Ndërkohë FIFAmbrohet duke thënë që lista e publikuar në zgjedhjet e fundit të te trajnerit të vitit është e saktë./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›