E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, hidhet shorti për Kampionatin Europian të Moshave

TIRANË - Në Nion të Zvicrës është hedhur mbrëmë shorti për grupet paraeleminatore të Kampionatit Europian të moshave.
Kombëtarja shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu, bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Anglinë, Belgjikën dhe Qipron. Ndeshjet e Kombëtares U-19, do të zhvillohen në Belgjikë në datat 8-13 tetor 2010.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, “ky grup konsiderohet vështirë për ekipin tonë pasi ekipet e Anglisë dhe Belgjikës janë ndër më të fortat e kontinentit.
Ndërkohë Kombëtarja U-17, e dejtuar nga trajneri, Ardian Mema bën pjesë në grupin 4, së bashku me përfaqësueset e Norvegjisë, Irlandës dhe Maltës. Ndeshjet e saj kombëtarja U-17 do ti zhvillojë në Maltë në datat 25-30 shtator 2010.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›