E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbolli anglez Anceloti lamtumire elsit ne fund te sezonit

Aventura e Karlo Ançelotit te Çelsi po shkon drejt fundit, ndërsa trajneri italian do të largohet nga stoli i bluve të Londrës në fund të këtij sezoni. Eliminimi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pas dy humbjeve me Mançester Unajtid dhe pozita në kampionatin anglez jashtë garës për titullin kampion kanë përshpejtuar fundin e karrierës së Ançelotit te Çelsi.

Tekniku u ul në pankinën e skuadrës londineze pas largimit nga Milani, ndërsa arriti të fitonte titullin kampion në Premier Ligë që në sezonin e tij të parë në Angli. Ky triumf shtoi më tepër optimizmin e pronarit të klubit Roman Abramoviç se italiani ishte njetiu i duhur për të drejtuar skuadrën në fitimin e Ligës se Kampionëve për herë të parë në histori.

Por besimi i tepruar i drejtuesve të klubit është kthyer në një zhgënjim më të madh për tifozët e Çelsit që kanë parë skuadrën e tyre të eliminohet në çerekfinale pikërisht nga rivalët e tyre të përjetshëm të Mançester Unajtid. Sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit kanë vendosur që Ançeloti të largohet në fund të sezonit, ndërsa që tani kanë nisur të përfliten emrat e zëvendësuesit të tij. Më i bujshmi është ai i Marçelo Lipit.

Trajneri kampion bote me kombëtaren e Italisë ka shfaqur dëshirën për t’u ulur në pankinën e Çelsit, ndërsa kandidatët e tjerë për të marrë drejtimin e bluve të Londrës janë Gus Hidink dhe Marko Van Basten.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›