Paris pallati ne flake 5 te vdekur e 50 te plagosur

Një zjarr në një pallat të Parisit natën e sotme u ka marrë jetën të paktën 5 personave ndërsa të plagosur kanë mbetur 50 të tjerë, 6 nga të cilët në gjendje kritike për jetën. Zjarri u përhap nga shkallët e ndërtesës 6-katëshe në zonën lindore të kryeqytetit francez.
Mes viktimave janë dhe disa persona që për t’u shpëtuar flakëve u hodhën nga dritaret. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje 8 minuta pas lajmërimit e arritën të izolonin zjarrin para se të përhapej në ndërtesat e tjera. Lagjja e Menilmontant ku shpërtheu zjarri, është një ndër lagjet me dendësi popullsie më të lartë në Paris. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.