Futbolli nderon gjyqtarin Kotherja
Ish- gjyqtari i futbollit shqiptar, Sami Kotherja, nderohet gjate nje ceremonie qe eshte zhvilluar ne FSHF, teksa kjo e fundit ka vleresuar punen e tij gjate viteve te karrieres, ne gjykimin e ndeshjeve te kampionatit. Ish-gjyqtarit te njohur te futbollit shqiptar, i eshte akorduar me kete rast titulli "Pllakat e FSHF-se" nga drejtues te federates, ku mori pjese dhe e shoqja e Kotheres. Sami Kotherja ka qene nje nder gjyqtaret me te degjuar ne vend, disa vite me pare, teksa ka gjykuar me profesionalizem dhe perkushtim nje numer te madh ndeshjesh dhe nga me te rendesishmet ne kampionatin shqiptar. Ne kete ceremoni kane marre pjese edhe figura te tjere te futbollit shqiptar.