Hidhet ne ere me tritol, varri 120-vjecar
Malesi e Madhe- Hakmarrja dyshohet te jete motivi i dhunimit nepermjet hedhjes ne ere me tritol i nje varri 120-vjecar, ne fshatin Kokepapaj te komunes Gruemire ne Malesine e Madhe. Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare, por eshte zbuluar nga familjaret e te ndjerit vetem diten e diel, duke e denoncuar ne Policine e Shkodres. Ne vendngjarje shkuan ekspertet antimine, te Antiterrorit dhe agjente te krimeve. Burime zyrtare thane se K. Alushi ka bere denoncimin per hedhjen ne ere te varrit te vjeter, qe i perkiste nje paraardhesi te tij. Varri ndodhej tek nje koder ne hyrje te fshatit, prone e ish-banorit te zones. Nga hetimi i kryer rezulton se shperthimi eshte kryer me lende plasese e llojit tritol ne nje sasi te konsiderueshme, kurse demet kane qene materiale. Pervec varrit eshte demtuar edhe nje kryq gjigant i vendosur aty nga familjaret mbi varrin e te ndjerit, i cili nuk eshte vjedhur. Keqyrja paraprake ka qene siperfaqesore, por ekspertet kane shkuar edhe gjate dites se diel per hetime dhe verifikime te tjera. Per momentin nuk ka asnje person te ndaluar, si te dyshuar per krimin dhe jane bere disa shoqerime te banoreve te fshatit. Policia heton ne pisten e shkaterrimit per qellime hakmarrjeje, pas ndonje konflikti pronesie apo banal mes familjeve. Prokuroria e Shkodres po heton ngjarjen, per vepren penale "dhunim te varreve".