Futbollistet kosovare nuk quhen me te huaj ne Shqiperi

Futbollistët kosovarë nuk do të cilëson më si të huaj në Shqipëri. Gjithçka pas vendimit të komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ky ndryshim diskutohej prej disa muajsh, në mënyrë që të hiqeshin edhe barrierat e fundit dhe që lojtarët shqiptarë nga Kosova të luanin pa probleme në ligat e vendit tonë.
Ndryshimi i statusit në “jo të huaj” është mes pikave të aprovuara në mbledhjen e Ekzekutivit dhe që do ti paraqiten Asamblesë së Pergjithshme për miratim.
Vendimi më 28 shkurt pritet vetëm të formalizohet dhe prej sezonit të ardhshëm kampionati shqiptar do të hapë dyert për sportistët nga Kosova.
Implementimi i këtij rregulli do ti krijonte mundësi të gjithë futbollistëve cilësor të aktivizoheshin në Shqipëri. Kjo do të rritë edhe interesimin e klubeve të Superligës, megjithatë në Kosovë i tremben eksodit të elementëve më cilësorë.
Pak ditë më parë, një vendim i tillë ishte marrë në basketboll, por këtë herë ishte Federata Kosovare ajo që vendosi që sportistët nga Shqipëria të cilësohen si vendas.