Porto dhe Malaga gati per duelin iberik
Edhe pse e eklipsuar nga takimi tjetër i mbrëmjes, Porto-Malaga pritet të jetë një ndeshje e madhe futbolli.
Të paktën këtë besojnë në radhët e skuadrës portugeze, që do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë në “Do Dragao”.
“Përballë tyre janë dy skuadra teknike me mjaft lojtarë cilësorë. Sinqerisht pres një ndeshje të madhe, edhe sepse si ne ashtu edhe Malaga luajmë të mirëorganizuar. Për Porton është e rëndësishme të fitojë dhe të mos pësojë gol”.
Spanjollët besojnë në kualitetin e tyre, pasi u kualifikuan nga faza e grupeve pa njohur humbje në këtë edicion të Champions.
“Në harkun e 180 minutave ndodhin shumë gjëra. Luajmë ndaj një skuadre të fort, por Malaga ka treguar se do ta meritonte të kualifikohej më tej në Champions. Ky është objektivi ynë”.
Prej rëndësisë që takimi ka për të dyja ekipet, pritet që ato të mos rrezikojnë dhe kualifikimi të mbetet i hapur deri në sfidën e kthimit.