E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollisti francez Vieira kontratë me Manchester City

Manchester City ka prezantuar mesfushorin Patrick Vieira si blerjen me te re ne merkaton e janarit. Futbollisti francez ka firmosur nje kontrate gjashte mujore me klauzole rinovimin edhe per nje vit tjeter, ben te ditur klubi i Premier Liges angleze. Lojtari 33-vjecar, i cili me pare ka luajtur me Arsenalin, Juventusin dhe Interin, ka pranuar oferten e Manchester City ky do te gjeje ish-trajnerin e tij Roberto Mancini.

Ky i fundit ka bere te ditur se Vieira eshte lojtari ideal per te
balancuar mesfushen, pasi e njeh mire kampionatin anglez. “Une erdha
ketu pasi njoh mire ambicien e klubit, por edhe trajneri me njeh shume
mire mua. Une mund t’i jap dicka skuadres per te qene e suksesshme kete
vit dhe ne te njejten kohe te rikthehem ne kombetaren e Frances’, eshte
shprehur Vieira, i cili u largua nga Interi, pasi trajneri i tij Hoze
Mourinho nuk e preferonte si lojtar titullar.

“Une mendoj se Vieira mund te me ndihmoje mua, pasi ai e njeh metoden e
punes sime. Po ashtu, mentaliteti i tij eshte shume i rendesishem per
skuadren. Patrik eshte nje lojtar i gjate dhe ne kemi nevoje per nje
futbollist qe te shenoje gola me koke”, ka thene trajneri i Manchester
City, Roberto Mancini ne konferencen per shtyp, pas prezantimit te
Vieira.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›