Inter, ndaj Sienës me infermierinë plot
Përveç Eto që do jetë në Kupën e Afrikës dhe Balotelit të skualifikuar, zikaltërve do i mungojnë Kivu, Materaci, Muntari, Kambiaso, Santon e Krhin, të gjithë të dëmtuar, përfshi këtu edhe Samuel që megjithatë do jetë në stolin e rezervave. shto edhe Vieran që u transferua te Mançester Siti dhe Mansini që pritet të kalojë në kampionatin francez.Mourinjo do aktivizojë Kordobën në qendër të mbrojtjes, ndërsa Zaneti do luajë në të majtë. Në vijën e sulmit prezent Kuarezma, ndërkohë që në stolin e rezervave do jenë gjysma e ekipit shpresa zikaltër.Gjithsesi Hoze Mourinjo nuk kërkon justifikime, por tre pikë, për të përfituar nga stopimi i një prej ndjekësve Juve e Milan, që do përballen nesër mbrëma.Inter-Siena (20.45)Inter (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Cordoba, Zanetti; Stankovic, T. Motta; Quaresma, Sneijder, Pandev; Milito. (Toldo, Samuel, Donati, Crisetig, Stevanovic, Alibec, Arnautovic). Tr: MourinjoSiena (4-3-3): Curci; Rosi, Cribari, Brandao, Del Grosso; Vergassola, Codrea, Ekdal; Reginaldo, Maccarone, Jajalo.