E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollisti me 4 ditëlindje

FIFA ka nisur hetimet në një rast dyshues në Kupën e Kombeve të Afrikës. Futbollisti kongolez, Chansel Mbemba ka të regjistruara 4 ditëlindje. E sigurtë është vetem që Mbemba është lindur në Republikën Demokratike të Kongos, sa për datën…kjo ende nuk dihet.

Në dy klubet ku ka nisur karrierën në vendlindje, ai është regjistruar si i lindur në vitin 1988, ndërkohë që në listën e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2011 është regjistruar si i lindur në 30 nëntor 1991.

Paraqitja e mirë në Kupën e Afrikës atë vit dhe mosha e re (?) e tij bënë që të binte në rrjetën e zbuluesve të talenteve të skuadrës së Anderlehtit.

Me kalimin në Belgjikë u regjistrua si i lindur më 8 gusht të vitit 1994. E gjithë kjo “mesele” pritet të marrë sqarim nga FIFA, ndërkohë që vetë futbollisti mendon(!!!) se ka lindur në vitin 1990./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›