Futet me automatik në autobus, përfundon në pranga

Policia kufitare në Vermicë në shumicën e rasteve nuk i kontrollon valixhet e pasagjerëve që hynë e dalin në Shqipëri në sezonin verorë. Por, dje një pushues i cili po kthehej me autobus nga Shqipëria në Kosovë ka hasur në “bombë të minuar”, kur Policia i ka kërkuar ta hapë çantën.
Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur një automatike AK-47 të cilin po e fuste në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ai është arrestuar menjëherë dhe me urdhër te Prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/