E Diel, 1 Nëntor 2026

Në muajit korrik u arrestuan 598 vetë të dyshuar për vepra penale

Policia e Kosovës, thotë se me qëllim të parandalimit të krimit, ngritjes së sigurisë së përgjithshme në Kosovë si dhe ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, ka hartuar me kohë planin e veçantë për “sezonin veror” i cili është në implementim e sipër, e që kryesisht përfshinë ngritjen e masave shtesë me prezencë të njësiteve policore në të gjitha rajonet, duke përfshirë prezencën e shtuar në komunikacionin rrugor dhe vend kalimet kufitare të cilat janë më të frekuentuara.

“Implementimi i këtij plani deri në këtë fazë ka dëshmuar faktin për rezultatet pozitive të arritura nga të gjitha departamentet dhe drejtorit rajonale, se vetëm gjatë muajit korrik janë arrestuar (598) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale”, bënë të ditur Zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Nga (598) personat e arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, me autorizim të prokurorëve përkatës (344) prej tyre janë dërguar në qendrat e mbajtjes për vuajtje të dënimit.

“Ndërsa sa i përket aktiviteteve në implementimin e detyrave në fushën e sigurisë së komunikacionit rrugor, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, me një fokus të veçantë parandalimit të aksidenteve me pasoja fatale e që vlerësohet shumë shqetësuese dhe brengosëse në këtë periudhë kohore, njësitet policore gjatë muajit korrik kanë shqiptuar (28.890) gjoba për kundërvajtësit të cilët nuk kanë respektuar ligjin mbi komunikacionin rrugor”. 

                       
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
01/07-31.07/2013

Aksidente fatale 10

Aksidente me të lënduar 469

Aksidente pa të lënduar 1.532

Tiketa trafiku të shqiptuara 28.890

Arrestime 598

Në mbajtje 344. /Indeksonline/ 

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›