Fyle: Për të parë sesa demokratik është një vend, shihni sesa të lira janë mediat
BRUKSEL- U zhvillua në Bruksel Konferenca e Komisionit Evropian për lirinë e medias në të cilën u vu theksi mbi rëndësinë që liria e fjalës jo vetëm në bllokun Evropian, por edhe në vendet të cilat aspirojnë të bëhen anëtare të kësaj familje.
“Për të parë sesa demokratik është një vend, mjafton të shikoni indeksin e lirisë së medias fillimisht, jo atë të korrupsionit”, tha Stefan Fyle përpara gazetarëve të rajonit.
Dunja Milatovic, përfaqësuesja më e lartë e OSBE për lirinë e medias, e ftuar nga zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel në këtë aktivitet njëditor deklaroi se marrëveshjet ndërkombëtare, nuk janë një zgjedhje për qeveritë, por janë të detyrueshme duke theksuar se kjo nuk është liri vetëm për median, por për të gjithë qytetaret.
Përfaqësuesja e lartë e medias për OSBE, dha rastet e dhunës dhe burgosjes së disa gazetarëve në Bosnje-Hercegovinë, Serbi e Maqedoni. Për Shqipërinë, zonja Milatovic tha se është përgatitur ligji për transmetimet televizive, por duhet të shihet sesa do të vihet ai në zbatim.
(e.m/News24/BalkanWeb)