Fyle Presidenti konsensual

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle deklaroi se nuk ka ardhur
në Tiranë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por për
të parë drejt së ardhmes dhe hapave që do të ndërmerren tani e tutje.
Duke folur në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Sali Berisha, pas një takimi që pati me të në selinë e qeverisë, komisioneri Fyle shprehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, por ritmi i progresit dhe i ecurisë do të varet nga puna që do të bëjë politika shqiptare.
"Edhe kryeministri e ka përmendur që viti 2013 na afron me mundësinë që Shqipëria të bëjë një hap tejet të madh drejt Zgjedhja e presidentit"Presidenti", Rama letër partive Ceka, kandidati i dytë për PresidentPE: President konsensual integrimit europian dhe duhet ecur përpara, sidomos me marrëveshjen politike të nëntorit të vitit 2011. Po ashtu kemi diskutuar për Planin e Veprimit për të adresuar prioritetet kyçe dhe e kemi vlerësuar frymën gjithëpërfshirëse", tha Fyle.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, komisioneri shprehu fillimisht kënaqësinë për arritjen e një mirëkuptimi të përbashkët, lidhur me vendosmërinë e qeverisë dhe të PS-së për të përfunduar punen per reformen zgjedhore nga njera ane dhe per reformen parlamentare nga ana tjeter, me qellim permbylljen e tyre perpara se te nise procesi per zgjedhjen e kreut të shtetit.
"Kjo është shumë e rëndësishme sepse na bën që të sigurohemi se zgjedhja e presidentit të jetë pjesë e zgjidhjes se problemeve", tha Fyle.
Po ashtu komisioneri theksoi se vlerëson angazhimin e qeverisë që zgjedhja e presidentit të jetë një proces i negociueshëm.
"Nuk jam këtu për të dhënë leksione, por unë nuk dëshiroj te iki pa thene se ajo qe eshte e rendesishme qe zgjedhja e presientit do te thote që në atë zyrë të vije dikush qe pasqyron frymen e Kushtetutës dhe një person që përfaqson frymen e unitetit", tha Fyle.
"Presidenti", Berisha: Do të respektojmë Kushtetutën
Në konferencën për shtyp, kryeministri theksoi se kishte biseduar me komisionerin Fyle për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se 12 prioritetet e BE-së kanë qenë përparësi në të gjitha institucionet.
"Jemi pranë një marrëveshjeje me opozitën për çështjen e imuniteteve", tha Berisha.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Berisha u shpreh se e kishte siguruar komisionerin, se e konsideron këtë një proces të rëndësishëm, që duhet të respektojë frymën e Kushtetutës, një proces për të cilin maxhoranca do të angazhohet në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit.
"Ka kandidatë për kreun e ri të vendit, por procesi real për zgjedhjen e presidentit fillon në afatin e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit", tha Berisha.
Në lidhje me ftesën për takim të drejtpërdrejtë me Ramën për çështjen e emrit të ri të Presidentit, Berisha tha se e vlerëson propozimin e kreut të PS-së, por theksoi se Kushtetuta përcakton afatin se kur duhet të nisin procedurat.
Ndërkohë i pyetur më tej për këtë çështje, Berisha uroi që procesi i zgjedhjes së presidentit të japë rezultatin më të mirë.
Këshillat e Fyles në Kuvend
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin evropian Shtefan Fyle theksoi se Shqipëria duhet të impenjohet dhe të plotësojë kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian me qëllim integrimin në Union.
Duke folur para deputetëve në një seancë plenare kuvendore, komisioneri theksoi katër pika që klasa politike duhet ta përdorë mirë periudhën në vazhdim me qëllim progresin në rrugën drejt BE-së.
"Dëshiroj të theksoj rëndësinë e reformës zgjedhore, rolin që parlamenti duhet të luajë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut", tha Fyle.
Komisioni vlerësoi arritjen e konsensusit në Parlament, duke theksuar se pervoja ka treguar se integrimi mund të arrihet vetëm atëherë kur ka konsensus për çështje kyçe për një periudhë afatgjatë.
Fyle takon Ramën, bisedohet për reformat
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka nisur vizitën e tij në Tiranë, duke u ndalur së pari në selinë e Partisë Socialiste.
Në njoftimin për shtyp të selisë rozë kryesocialisti Rama e informoi Komisionerin për ecurinë e reformës parlamentare dhe zgjedhore, duke vënë në dukje rëndësinë e përfundimit të këtyre reformave brenda afateve të kërkuara.
Kryetari i PS gjithashtu ka renditur një sërë çështjesh që mbeten për t`u adresuar si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjit për median.
Sipas selisë rozë Kryetari i PS rikonfirmoi angazhimin e Partisë Socialiste për të ofruar gjithë kontributin e saj për avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë ndërsa komisioneri Fule përgëzoi atë për rolin konstruktiv që ka luajtur opozita për ecurinë e procesit të reformave, shprehje e së cilës ishte dhe shembulli pozitiv i mënyrës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shembull jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për rajonin.
Kryetari i PS, gjithashtu e informoi komisionerin Fule , për qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. “Komisioneri Fule e vlerësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm politik për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Komisioneri Fule deklaroi se dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur dhe nga Shqipëria priten mesazhe pozitive” thekson selia rozë.
Në një opinion të publikuar në shtypin e shkruar të enjten, komisioneri Fyle thotë se, viti 2012 është viti i mundësive europiane për Shqipërinë.
“Gjatë bisedave unë do të inkurajoj qeverinë, opozitën dhe popullin shqiptar që të vazhdojnë përpjekjet për të arritur progres me reformat”, shprehet Fyle.