E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle Zgjedhja e Presidentit proces i negociueshem

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle deklaroi se nuk ka ardhur në Tiranë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por për të parë drejt së ardhmes dhe hapave që do të ndërmerren tani e tutje.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Sali Berisha, pas një takimi që pati me të në selinë e qeverisë, komisioneri Fyle shprehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, por ritmi i progresit dhe i ecurisë do të varet nga puna që do të bëjë politika shqiptare.

"Edhe kryeministri e ka përmendur që viti 2013 na afron me mundësinë që Shqipëria të bëjë një hap tejet të madh drejt integrimit europian Zgjedhja e presidentit"Presidenti", Rama letër partive Ceka, kandidati i dytë për PresidentPE: President konsensual dhe duhet ecur përpara, sidomos me marrëveshjen politike të nëntorit të vitit 2011. Po ashtu kemi diskutuar për Planin e Veprimit për të adresuar prioritetet kyçe dhe e kemi vlerësuar frymën gjithëpërfshirëse", tha Fyle.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, komisioneri shprehu fillimisht kënaqësinë për arritjen e një mirëkuptimi të përbashkët, lidhur me vendosmërinë e qeverisë dhe të PS-së për të përfunduar punen per reformen zgjedhore nga njera ane dhe per reformen parlamentare nga ana tjeter, me qellim permbylljen e tyre perpara se te nise procesi per zgjedhjen e kreut të shtetit.

"Kjo është shumë e rëndësishme sepse na bën që të sigurohemi se zgjedhja e presidentit të jetë pjesë e zgjidhjes se problemeve", tha Fyle.

Po ashtu komisioneri theksoi se vlerëson angazhimin e qeverisë që zgjedhja e presidentit të jetë një proces i negociueshëm.

"Nuk jam këtu për të dhënë leksione, por unë nuk dëshiroj te iki pa thene se ajo qe eshte e rendesishme qe zgjedhja e presientit do te thote që në atë zyrë të vije dikush qe pasqyron frymen e Kushtetutës dhe një  person që përfaqson frymen e unitetit", tha Fyle.

"Presidenti", Berisha: Do të respektojmë Kushtetutën

Në konferencën për shtyp, kryeministri theksoi se kishte biseduar me komisionerin Fyle për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se 12 prioritetet e BE-së kanë qenë përparësi në të gjitha institucionet.

"Jemi pranë një marrëveshjeje me opozitën për çështjen e imuniteteve", tha Berisha.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Berisha u shpreh se e kishte siguruar komisionerin, se e konsideron këtë një proces të rëndësishëm, që duhet të respektojë frymën e Kushtetutës, një proces për të cilin maxhoranca do të angazhohet në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit.

"Ka kandidatë për kreun e ri të vendit, por procesi real për zgjedhjen e presidentit fillon në afatin e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit", tha Berisha.

Në lidhje me ftesën për takim të drejtpërdrejtë me Ramën për çështjen e emrit të ri të Presidentit, Berisha tha se e vlerëson propozimin e kreut të PS-së, por theksoi se Kushtetuta përcakton afatin se kur duhet të nisin procedurat.

Ndërkohë i pyetur më tej për këtë çështje, Berisha uroi që procesi i zgjedhjes së presidentit të japë rezultatin më të mirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›