E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Serbia sduhet të bëjë zgjedhje në Kosovë

Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë. Keshtu thote komisioneri per Zgjerim i BE, Stefan Fyle.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve serbe edhe ne komunat e Kosoves sikunder pretendon Beogradi, nuk është në pajtim me synimet drejt BE-së.

Deklaraten Stefan Fyle e ka bere ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter, pak kohe pas mbylljes se takimeve te diten ne viziten e tij zyrtare ne Shkup.

Ai dje zhvilloi takime me liderët shtetërorë dhe të partive politike, ne kuader te dialogut mes Maqedonise dhe BE, takim qe ne fakt erdhi ne vijim te tensionit nderetnik dhe dhunes ndaj shqiptareve atje.

(Kosova.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›