E Shtunë, 31 Tetor 2026

KPCSH: Politika fajtore për incidentet ndëretnike

Nacionalistët nga Shqipëria e dënuan djegien e flamurit maqedonas, kështu shkruan gazeta maqedonase ‘Dnevnik’ duke cituar deklaratën e Tauland Capës, Kryetar pranë Kuvendit të Patriotëve Civil Shqiptar.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Capës, i cili përmes një komunikate me shkrim denoncon gazetën maqedonase, e cila sipas tij ka degraduar dhe shtrembëruar deklaratat e tij lidhur me incidentet e dhunshme të cilat ndodhën në disa qytete në Maqedoni si dhe protestën e organizuar në Tiranë.

Tashmë ne e vërtetojmë se pas ngjarjeve të dhunshme të ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni, fshihet vetë politika maqedonase, pasi ajo ndërhynë edhe në deformimin, demaskimin dhe mashtrimin e deklaratave me qëllim përçarjen mes shqiptareve si dhe presioneve psikologjike të popullit shqiptar ndaj një lëvizje kombëtare shqiptare për të ngjallur më pas dyshime kundrejt saj, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Patriotëve Civil Shqiptar.

Kuvendi i Patriotëve Civil Shqiptar në Shqipëri më  13 Mars organizoi protestës para ambasadës maqedonase në Tiranë, ku  i dënoi aktet e dhunshme ndaj disa të rinjve shqiptar nga huligan maqedonas. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›