E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Shqipëria ka nevojë për reforma të reja

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fule ka deklaruar sot nga Brukseli se vendit tonë i nevojitet realizimi i reformave.

Deklarata e Fule është bërë gjatë takimit që po mbahet në Bruksel në mbledhjen e Komitetit mes Shqipërisë dhe BE-së.

"Shqipëria ka shënuar rritje të ekonomisë, por ajo ka nevojë për implementimin e reformave të tjera të rëndësishme, si edhe për transparencë"- tha ai.

Fule ka shtuar më tej se në rrugën integruese Shqipëria duhet të marrë masa konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›