SHBA, Klinton: Kush s'respekton rregullat bërthamore, paguan shtrenjtë
Sekretarja e Shtetit amerikan Hillari Klinton ka paralajmëruar masa të ashpra kundër të gjithë atyre shteteve të cilat shkelin Traktatin Ndërkombëtar të mospasurimit të uraniumit. Në fjalën e saj mbajtur gjatë punimeve të konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryediplomatja e Shteteve të Bashkuara, Klinton tha se mosrespektimi i rregullave dhe detyrimeve ndërkombëtare të përcaktuara në Traktatin e Mospasurimit të uraniumit do "t'i kushtojë shtrenjtë kujtdo shteti".
Deklarata e Klinton i drejtohej tërthorazi Iranit. Presidenti i Republikës Islamike lëshoi deklarata të ashpra kundrejt SHBA-së në fjalën që mbajti gjatë punimeve të OKB-së. Fjalimi i Ahmadinexhad solli reagimin e delegacioneve të Europës perëndimore si dhe të atij amerikan, që në shenjë proteste braktisën sallën.