E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle Ska zgjerim pa lirine e medias

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle gjatë një takimi me gazetarë nga Ballkani tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë nëse vendet  aspirante nuk respektojnë lirinë e medias.

“Paketa jonë e zgjerimit e 2010-s tregoi se liria e shprehjes dhe ajo e medias ishin cështje që përballeshin me stanjacion, apo edhe më keq, sprapsje nga arritjet e mëparshme. Të qenurit anëtar të Bashkimit Europian nënkupton përmbushjen e plotë të standarteve tona. Nuk mund të ketë devijimi dhe janë disa zhvillime që na shqetësojnë thellësisht”, tha Fyle.

Por disa reporterë replikuan se përpjekjet e BE-së për të vendosur lirinë e medias tek fqinjët, po minohen nga të dhëna jo fort favorizuese në një pjesë të vendeve anëtare.

Si shembulli më i keq citohet Italia ku kryeministri Silvio Berluskoni kontrollon direkt ose indirekt shumicën e stacioneve televizive tokësore, por edhe Hungari që miratoi së fundmi një ligj që shtonte kontrollin e qeverisë mbi gazetarët.

Vendet e Ballkanit u klasifikuan si vende pjesërisht të lira në raportin e “Freedom House” mbi lirinë e medias për vitin 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›