Zyrat e gjendjes civile, të hapura edhe më 7 dhe 8 maj

Foto Ilustruese
Drejtoria e Gjendjes Civile ka bërë me dije sot se zyrat e saj do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës, më 7 dhe 8 maj.
Njoftohet se vendimi është marrë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që ende nuk kanë mundur të tërheqin pasaportën apo leternjoftimin elektronik.
Zyrat e gjendjes civile do të qëndrojnë të hapura në mënyrë që më 8 maj ti jepet mundësia çdo qytetari shqiptarë të votojë.