E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle Vendimi per statusin jo pergjigje negative

Nese ju lexoni me vemendje opinionin e Komisionit Evropian ne nuk kemi thene qe ne spropozojme hapjen e negociatave te anetaresimit me Shqiperine eshte e kunderta. Ne rekomandojme hapjen e negociatave te anetaresimit per Shqiperine por sigurisht me disa kushtezime per te plotesuar disa kritere. Ne kete aspekt ka nje pike shume te rendesishme.

Ne mundohemi te jemi shume serioze kundrejt qeverise shqiptare dhe kundrejt qytetareve. Ne nuk po ju themi juve ne menyre shume te pergjithshme Degjoni ju duhet te plotesoni keto kritere dhe pastaj le ta shohim. Jo. Ne kemi dhene nje liste shume te detajuar dhe pervec kesaj ju kemi dhene nje afat shume te qarte. Ne kemi bere te qarte se do te shohim si do plotesohen kriteret e opinionit gjate shpalljes se progres-raportit te paketes se zgjerimit te vitit tjeter thekson Fyle.

Ai shtoi se fakti qe Shqiperia nuk eshte rekomanduar si shtet kandidat tani kjo nuk do te thote se Shqiperia nuk mund te arrije afatin e vitit tjeter. Eshte shume e rendesishme te thuhet se per arritjen e hapjes se negociatave ka pergjegjesi jo vetem qeveria shqiptare por i gjithe spektri politik edhe opozita. Pra eshte nje pergjegjesi e perbashket per qeverine dhe opoziten per te arritur kete ashtu sic eshte pergjegjesi e perbashket per te kapercyer ngercin politik. Ngerci politik eshte ai per te cilin ne kemi fjalen kur flasim per permbushjen e kritereve te Kopenhagenit. Kjo eshte diferenca edhe per statusin e kandidatit thote komisioneri Fyle per mediat.

2010-11-10 1658

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›