Shoqata e Autonomise Vendore proteste para parlamentit
TIRAN- Shoqata e Autonomise Vendore po zhvillon nje proteste para Parlamentit ne Tirane kunder politikave te qeverise ndaj pushtetit vendor.
Kreu i bashkise se Pogradecit Artan Shkembi ne fjalen e tij mbajtur ne kete proteste ka akuzuar qeverine per mbytjen qe po i ben autonomise vendore.
Ky eshte kulmi i rrezikimit te pushtetit vendor- tha Shkembi duke kerkuar marrjen e masave urgjente nga ana e qeverise ne dobi te pushtetit vendor.
Ne kete proteste eshte i pranishem edhe kryetari i opozites Edi Rama i cili nje dite me pare paralajmeroi rrezikun e shperthimit te nje krize te rende ne ditet ne vijim per shkak qe sic e quajti ai ka nje perpjekje antikushtetuese antiligjore antiqytetare antieuropiane te qeverise dhe te Sali Berishes personalisht per te kapur rob bashkite dhe komunat e opozites. Ne konferencen per shtyp ku beri nje analize te raportit te publikuar nje dite me pare nga KE ku u refuzua marrja e statusit kandidat Rama tha se po grabiten taksat vendore per te paguar kompanite qe permes korrupsionit moren te drejten te shesin kasat fiskale si dhe duke u kushtezuar grantin e pakushtezuar te qeverise me nje 18 antikushtetues antidemokratik antiqytetar antieuropian qe sipas tij eshte nje plan per te falimentuar bashkite ne prag te zgjedhjeve vendore.