E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Zgjidhni emrin që të caktojmë datën

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se sapo Maqedonia të zgjidhë cështjen e emrit do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Shpresoj se do të shfrytëzohet koha deri në përfundimin e presidencës spanjolle për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës. Kjo do të mundësonte dhënien e dritës jëshilë për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka pohuar Fyle.

Zyrtari i lartë evropian ka vlerësuar progresin “fantastik” që ka bërë Maqedonia në vitet e fundit dhe ka shprehur bindjen e tij se koha e mbetur e presidencës spanjolle të BE do të shfrytëzohet më së miri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›