Serbi, zhduket prapashtesa .yu nga web-i

Nga dita e sotme në Serbi është zhdukur prapashtesa “.yu” e vendosur në adresat e internetit për të përcaktuar Republikën Federale Jugosllave.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave prapashtesa në fjalë do të zëvendësohet nga “.rs”.
Prapashtesa “.yu” përbënte një nga simbolet e fundit të Jugosllavisë, që u shpërbë në fillim të viteve ’90.