Fyle i dorëzon studimin e fizibilitetit Jahjagës dhe Thaçit
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan i ka dorëzuar sot studimin e fizibilitetit presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Hashim Thaçi. Ndërsa ka marrë pjesë në mbledhjen e komitetit kombëtar për Integrimin Europian, Fyle ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së në mënyrë që Kosova të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara.
Ai ka inkurajuar forcat politike të bashkëpunojë për të përmbushur të gjitha reformat e kërkuara në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i Kosovës në Bashkimin Europian. “Të gjitha forcat politike duhet të kenë një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore. Unë do të kem një dialog të kontrukturuar me Zv.kryeministrin Hajredin Kuçi dhe me ministrin e brendshëm Rexhepi në maj. Mezi pres të shohë përparim të mëtejshëm deri atëherë” ka theksuar Fyle.
Ai gjithashtu ka theksuar se është me rëndësi që të ketë arritje reale në përmbushjen e reformave ndërsa është shprehu optimist se Kosova do t`I përmbush të gjitha standartet “Ju duhet të na ndihmoni ne që ne t`ju ndihmojmë ju. Fillimi i fizibilitetit është një hap i rëndësishë dhe është pjesë e anxendës tonë ambicioze të marrëdhënieve Kosovë-BE. Me rëndësi që të kemi rritje reale dhe reformat duhet të zbatohen në drejtimin e sigurisë së dokumentacionit, menaxhimit të kufirit dhe të drejtave themelore të pakicave” ka shtuar më tej Fyle.
Ai ka kërkuar gjtihashtu nga institucionet kosovare që të përfshijnë në axhendën e tyre edhe integrimin e veriut të Kosovës ndërsa shtoi se ndihmën e një formule të re mund të bëhet përparim gjatë muajve të ardhsëhëm në këtë drejtim. “Ne do të mbështesim në një axhendë afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse për veriun. Të gjitha forcat duhet të mbështesin këtë përpjekje në mënyrë gjithëpërfshirë” ka shtuar më tej ai.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se përmes këtij këshilli vendi do të krijojë një vizion të qartë. Ai tha se integrimi evropian tashmë është prioriteti kryesor i vendit. Në takimin e sotëm, veç krerëve institucionalë morën pjesë edhe lideri opozitar Isa Mustafa si dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare.