Jahjaga: Kosova i përket civilizimit europian

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka deklaruar se Kosova dhe populli i saj i përkasin civilizimit europian.
Duke folur në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, Jahjaga theksoi se rruga e Kosovës drejt anëtarisimit në Bashkimin Europian dhe NATO është synimi dhe vullneti i të gjitha forcave politike.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo rrugë nuk është shpërblim po një mekanizëm i plotësimit të kushteve dhe standarteve të cilat ne si instiucuione i kemi marrë përsipër ti përmbushim” ka theksuar Jahjaga.
Ajo ka theksuar se Kosova ka bërë përparime në rrugën drejt integrimit si një proces i pakthyeshëm që i sjell dobi shtetit.
“Integrimi i vendit në Bashkimin Europian është një proces me rëndësi të shumfishtë jo vetëm për ne si shtet dhe të gjitha vendet e rajonit por edhe për Bashkimin Europian sepse procesi nuk konsiderohet i suksesshëm pa anëtërsimin e plotë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor” ka shtuar më tej Jahjaga.