Fyle në Tiranë, takon Berishën, do pritet nga Topi e Rama
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle, i cili gjendet sot në Tiranë në kuadrin e një vizite zyrtare, ka përfunduar takimin me kryeministrin Sali Berisha.
Lajmi për mbërritjen e Fyles në Tiranë, u dha nga dje vetë zëdhënësja e BE-së, Natasha Butler, në një konferencë për shtyp në Bruksel.
Ndërkaq, bëhet me dije se axhenda e komisionerit Fyle në Tiranë, përmban takim më vonë edhe me liderin e opozitës Edi Rama, si edhe me presidentin Topi. Zedhenesja e Komisionerit Fyle, Natasha Butler deklaroi dje se:
"Fyle do të shkojë në Shqipëri nesër,do vizitojë Shqipërinë për të adresuar 12 pikat e domodoshme për tu plotësuar nga Tirana në një seminar. Një seminar i tillë u mbajt edhe në Malin e Zi për të adresuar shtatë pikat që i kemi vendosur Podgoricën dhe këtë do të bëjmë edhe për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës është që të nxisim zbatimin e reformave, dhe kjo nuk është e mundur pa dialog konstrukitv u shpreh zëdhënësja Butler. Komisioneri Fule do të nënvizojë këtë për të ndihmuar që të ndërtohet besimi mes partive politike. Shqetesimet kryesore i kam shjpeguar disa herë që nga 21 janari. Zgjidhja e krizës, vendosja e axhendës së BE duke përfshirë nevoja për dialog të përgjegjshëm mes mazhorancës dhe opozitës dhe përgatitja e zgjedhjeve lokale që të jenë transparante. Kjo është kryesore për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë.”