Fyle negocion marrëveshjen mes palëve në Tiranë
Komisioneri evropian Stefan Fyle, mund të ketë një produkt në formën e marrëveshjes për tu firmosur nga krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Tashmë ai po mban një takim me presidentin Bamir Topi duke nënkuptuar se tryeza po mbahet deri në arritjen e një konsensusi paraprak.
Eurokomisioneri Stefan Fyle u prit së pari nga kryeministri Sali Berisha dhe stafi i tij i ngushtë për rreth 45 minuta.