Fyrth: Shqiptarët synojnë rezultat pozitiv Shqipëria do të luajë sot miqësoren kundër Grojther Furth, Bundesliga 2

Rrjetet sociale:
Shqipëria do të luajë sot miqësoren kundër Grojther Furth, Bundesliga 2, përpara se të mërkurën e ardhshme kuqezinjtë e Kuzhes të përballen në ndeshjen zyrtare kundër Suedisë. Të enjten, përfaqësuesja jonë fitoi 2-0 në testin e kontrollit kundër skuadrës amatore, FC Hasloh, me nga një gol të realizuar nga Klodian Duro dhe Besart Berisha.
“Shqiptarët nuk kanë më asnjë shans për tu kualifikuar në Botëror, por përpara ndeshjes kualifikuese në Suedi, lojtarët dëshirojnë të bëjnë një paraqitje të mirë dhe të marrin një rezultat pozitiv”, - citohet trajneri i Grojther Fyrth, Beno Mëhloman, nga faqja zyrtare e atij klubi. Trajneri i kundërshtarëve tanë dëshiron të testojë disa lojtarë ndaj nesh, madje edhe nga skuadra e tyre U-19.
Numri i klikimeve - 3469
E Shtune, 10 Tetor 2009