E Diel, 1 Nëntor 2026

Lienen: “Na duhen kompetentë si Skela”Për Skelën, 1860 Mynqen do të ishte ekipi i tij i nëntë në Gjermani

Rrjetet sociale:

Trajneri i skuadrës gjermane të Bundesligës 2, TSV 1860 Mynqen, Evald Lienen, vazhdon të tregojë një interesim të fortë ndaj Ervin Skelës, për momentin pa skuadër.

Kualitetet e shqiptarit njihen mirë nga tekniku i “luanëve” bavarezë, madje sipas asaj që shkruan faqja gjermane Spox.de, janë të domosdoshme për ekipin. “Ne kemi nevojë për lojtarë kompetentë në mesfushë”, - citohet Lienen.

Duke pasur Skelën në majën e listës së tij të dëshirave, trajneri Lienen do të jetë i ftuari “VIP” në ndeshjen miqësore midis Kombëtares së Shqipërisë dhe Grojther Furth, takim i programuar për neser (ora 14:00). Për Skelën, 1860 Mynqen do të ishte ekipi i tij i nëntë në Gjermani.

Numri i klikimeve - 3468
  E Premte, 09 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›