E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fytyrë, dhëmbë, gjuhë dhe nofulla të reja (FOTO)

Share

Një 37 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbeti i plagosur në fytyrë në vitin 1997 nga një aksident me armë, i është nënshtruar transplantit të fytyrës, më të shtrenjtit në histori.

Zyrtarët e qendrës mjekësor të Universitetit të Merilendit thanë se Richard Lee Norris po e merr veten pas një operacioni që ka zgjatur 36 orë. Norris-it iu vendos fytyra, dhëmbët, gjuha dhe nofulla e re.

Tani ai ka nisur të ndjejë fytyrën e tij dhe tashmë lan dhëmbët dhe rruhet. Ai ka fituar edhe ndjesinë e aromave, të cilën e kishte humbur pas aksidentit.

Për 15 vite ai kishte jetuar me një maskë dhe dilte gjithmonë vetëm natën. Kirurgu kryesor i operacionit tha se tani i kanë rikthyer jetën atij.

Javën e shkuar Norris mori një fytyrë të re si dhuratë nga një donator anonim, që në të njëjtën ditë shpëtoi jetën e pesë personave të tjerë duke dhuruar organet.

Një ushtri prej 100 doktorësh e shkencëtarësh u angazhuan për këtë operacion. Plot 10 vjet kërkime u bënë për të realizuar diçka të tillë, duke e bërë këtë operacionin më të shtrenjtë për transplantimin e fytyrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›