Sa mirë ia bëre, edhe pse ato i quan kacidhe (FOTO)
Share
Schadenfreude është një fjalë në gjermanisht që nënkupton kënaqësinë që ndjen dikush kur tjetrit gjërat i ecin keq. Kështu ka ndodhur edhe me këta kalimtarë në Mançester, Angli, kur një makinë Bugatti Veyron merr një gjobë prej 60 sterlina për parkim të gabuar. Edhe pse pronari i makinës prej 1 milion sterlina nuk do e ketë problem të paguajë, sërish qytetarët e kanë përgëzuar faktin që edhe një makinë e tillë luksoze nuk i shpëton ndëshkimit.



