E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20, Brown apel për mbajtjen e planeve për rimëkëmbjen ekonomike

G20 e Financave, ku marrin pjesë shefat e financave dhe bankave qendrore të vendeve të mëdha të industrializura dhe të atyre në zhvillim, filloi punimet në Londër me një fjalim të kryeministrit Gordon Brown, i cili bëri thirrje veçanërisht për mbajtjen e planeve për rimëkëmbjen ekonomike.Brown ushtroi të gjithë influencën e tij politike për t'u kërkuar ministrave të përpiqen që "askush të mos thotë se qeveritë nuk kanë qenë në gjendje të bashkohen dhe të veprojnë së bashku", duke theksuar se "mund t'i shërbehet interesit kombëtar vetëm kur u ke shërbyer interesave të përbashkëta të të gjithëve". Ai paralajmëroi për "të patur kujdes me vetëkënaqësinë dhe me besimin e tepruar" lidhur me perspektivat për rikthimin e shpejtë të rritjes ekonomike dhe theksoi se do të ishte "një gabim i rëndë" të vendosej afat në planet për rimëkëmbjen e ekonomisë, për të cilën të gjithë ranë dakord në G20-n e kryetarëve të shteteve më 2 prill, që u zhvillua në Londër.
"Çdo përpjekje për të dalë shumë shpejt nga kriza mund të dëmtojë shenjat e para të rimëkëmbjes dhe të çojë në një rënie tjetër të besimit të ndërmarrjeve dhe të konsumatorëve", deklaroi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›