Librat më të rinj në libraritë e kryeqytetit
Titujt më të fundit që janë në dispozicion të lexuesve shqiptar në këtë fundjavë e më tej janë romane me histori rozë, punime historike, po ashtu ka edhe tituj që vinë nga bota e biznesit. Më konkretisht, titujt më të rinj të dalë nëpër libraritë e kryeqytetit janë: Xhoana Lidsei që vjen me librin "Rob i dëshirave të mia", një roman që ka si subjekt një histori rozë, po që nuk e dimë në të vërtetë që vetë autorja e ka zgjedhur këtë subjekt për të përfaqësuar, në një farë mënyre veten e saj. E ndërsa libri tjetër që vjen për lexuesit shqiptar është ai k autorit, Laurent Gaud, që këtë herë ka sjellë titullin "Dielli k skortave". Një autor shqiptar si Ilir Ushtelenca, sjell për ne një libër me titull "Shteti dhe qeverisja e Ali Pashë Tepelenës", i cili trajton në mënyrë kronologjike të gjithë atë çka ka ndodhur, me pashallëkun e Janinës, kur e drejtonte burri i hekurt Ali Pashë Tepelena. Po ashtu, për të gjithë ka ardhur dhe një përmbledhje e disa botimeve kosovare, ku libri më përfaqësues, është ai me titull "Për ata që duan të ndihmojnë të tjerët", ky titull ka tagrin e Shkollës së Biznesit. Po ashtu nëpër libraritë e Tiranës ka dhe një sërë vëllimesh, që kanë të bëjnë me lëndët specifike, për orientime të caktuara për studentët, nëpër universitete.