E Diel, 1 Nëntor 2026

G20: Ekonomia po rimëkëmbet më shpejt sesa pritej

Uashington, 24 prill, NOA - Udhëheqësit e financave të 20 vendeve të pasura dhe në zhvillim thanë se ekonomia globale po rimëkëmbet më shpejt se çpritej. Bota u përball gjatë dy viteve të fundit me recesionin më të rëndë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim të takimit të mbajtur në Uashington pjesëmarrësit theksuan se paketat e ndihmës, të dhëna nga qeveritë, kanë hedhur fonde të konsiderueshme në ekonomitë kombëtare si dhe në mbështetje të institucioneve ndërkombëtare si FMN-ja dhe Banka Botërore.

NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›