Al-Kaeda konfirmon vrasjen e dy drejtuesve

Bagdad, 25 prill NOA Një grup i Al-Kaedas në
Irak ka njoftuar në një deklaratë të publikuar sot në internet vrasjen e dy
figurave të saj të larta, raporton AP. Deklarata është bërë në emër të Shteti
Islamik të Irakut, duke shënuar në këtë mënyrë dhe konfirmimin e parë të
raporteve të ushtrisë amerikane për vrasjen e dy drejtuesve.
Në datën 19 prillit Pentagoni njoftoi vrasjen e dy liderëve të lartë në një aksion ushtarak.
Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden përshkroi vrasjen e Abu Omar al-Baghdadit dhe Abu Ayyub al-Masri si goditje të mundshme shkatërruese për Al-Kaedan në Irak.
Deklarata e Al-Kaedës thotë se vdekja e dy liderëve nuk do të ndikojë në operacionet e saj në Irak, pasi shumë anëtarët të rinj i janë bashkuar së fundmi grupit.
m.xh/NOA