G20 Obama drejt Seulit. Antiglobalistet ne protesta

Presidenti amerikan Barak Obama niset drejt takimit te G20 ne Seul pas ndaleses se tij ne Indonezi te cilen e ka quajtur nje histori suksesi. Ne qendrimin e tij aty Obama ka pergezuar demokracine e Indonezise dhe shpirtin e tolerances fetare duke thene se kombi me popullsine me te madhe myslimane ne bote eshte nje shembull per boten.
Ne nje fjalim te mbajtur ne Xhakarta presidenti Obama tha se shpirti indonezian i tolerances fetare eshte nje prej karakteristikave thelbesore te ketij vendi. Ai tha se Indonezia dhe SHBA ndajne te njejten vlere se tek shumellojshmeria qendron forca.
Obama tha se SHBA nuk eshte dhe kurre nuk do te jete ne lufte me Islamin. Ai tha se rrjeti terrorist i Al Kaides dhe deget e tyre nuk mund te pretendojne qe te jene udheheqesit e Islamit ose te ndonje feje tjeter.
Por megjithe masat ekstreme te sigurise Seuli nuk ka mundur te evitoje protestat. Mijera antiglobaliste perfaqesues te organizatave joqeveritare e individe u bene thirrje liderve boterore te prezantojne nje axhende te qenesishme.
Aktiviste te Oxfam vune maska te disa prej lidereve te G20 ndersa nenvizuan rritjen e varferise ne bote e kerkuan nje vemendje me te madhe per kete ceshtje.
Ndersa rreth 200 ushtare koreanojugore veshen uniformat e tyre dhe u mblodhen per te treguar mbeshtetjen e tyre per Korene e Jugut. Ata angazhuan 10 autobuze me flamuj ku lexohej Samiti i G20 Seul.
Masat e sigurise ne qytet jane ne nivelin me te larte ndonjehere. Vendi i takimit eshte rrethuar ndersa jane shtuar kontrollet ne aeroporte.
Delina Bitraku