E Diel, 1 Nëntor 2026

Monopolizimi i cmimeve KE gjobit linjat europiane te fluturimit

Linjat kryesore europiane jane denuar per krijim te monopolist te cmimeve te fluturimit. Komisioni Evropian ka denuar 11 kompani ajrore me gjithsejte gjobe ne vlere 799 milione euro per shkak te manipulimit me cmimet. Denimin me te larte e mori kompania ajrore lsquoEr Frans ndash KLM qe duhet te paguaj 310 milione euro ndersa lsquoBritish Airways do te ndeshkohet me 104 milione euro.

lsquoLufthanza arriti te shmange denimin pasi ishte pikerisht kjo kompani qe kishte sinjalizuar Komisionin Evropian mbi skemen e mashtrimit. Pervec gjobave te majme te vendosura nga Komisionin Europian tashme u hapet rruga dhe ceshtjeve gjyqesore private. Ne baze te raportit te Komisionit Europian linjat ajrore koordinuan vendosjen e tarifave me te larta per karburantin dhe sigurine ndermjet 1999 e deri ne fillim te 2006. Komisioneri per konkurencen Joaquin Almunia beri te ditur se vete kompanite e kundershtonin denimin duke argumentuar se per momentin po punonin nen kosto per shkak te krizes ekonomike.

Nese kostot e kompanive rriten eshte normale te rritet dhe cmimi por keto kompani nuk mund te bien dakort te manipulojne me cmimin pasi demton jo vetem ato por ne fund e mbi te gjitha demton Konsumatorin deklaroi Almunia.
Komisioneri per konkurencen refuzoi kategorikisht kerkesen per uljen e gjobes. lsquoAir France e quajti gjoben ndaj saj si te padrejte e do te apeloje per ceshtjen ne gjykate.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›